Aktuale

Duli: Masat që u morën për rastin Dehari, nuk mjaftojnë

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje, me pankarta në duar me mbi shkrime “Drejtësi për Astritin”, kanë mbajtur një konferencë, ku kanë kërkuar që sa më parë të merren parasysh kërkesat e tyre. Florina Duli, përfaqësuese nga shoqëria civile ka thënë se duan drejtësi për rastin e vdekjes së Astrit Deharit dhe përgjegjësit të japin dorëheqje.

 

“Cilat ishin rrethanat e vdekjes së tij, përse institucionet zyrtare lëshuan disa raporte zyrtare kontradiktore. Këto janë shumë pyetje të mbetura pa përgjigje adekuate. Ne sot duam të ja përkujtojmë institucioneve të vendit, detyrimin e tyre ligjor e kushtetues, për të shqyrtuar kërkesat e qytetarëve të Kosovës një nga to e artikuluar përmes peticionit, i cili u nënshkrua nga rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës. Ne sot duam t’ia përkujtojmë institucioneve të vendit detyrimin e tyre ligjor kushtetues, të cilët e kanë për të dhënë përgjegjësi për rastin e Astritit”, tha Duli.

Ajo po ashtu tha se masat që deri tani janë ndërmarrë nga shteti janë të pa pranueshme dhe se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

 

“Masat që janë ndërmarre deri më sot janë të pa pranueshme, të pamjaftueshme dhe ne nuk do të ndalemi deri sa të dorë hiqen ministrat përgjegjës dhe të shkarkohen gjithë ata janë përgjegjës për rastin, menaxhimin e tij dhe gjithë komunikimin rreth rastit. Hetimi i pavarur është një prej kërkesave të para që i kemi bërë në peticion. Kurse të tjerat janë dorëheqja e udhëheqësve të institucioneve, ndjekja penale e përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit brenda institucioneve të shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dini toz për Astritin. Vdekjes së tij dhe rastit të tij pas vdekjes së tij”, tha Duli.

Astrit Dehari, muajin e kaluar vdiq në burgun e Prizrenit. Ai po mbahej në paraburgim me dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës./KP