ShowBiz

Dukesha Kate fiton 10 mijë euro dëmshpërblim nga revista franceze

Gjykata franceze ka urdhëruar revistën franceze ‘Closer’ të paguajë 100,000 euro dëmshpërblim për publikimin e fotove “topless” të dukeshës së Kembrixhit.

Fotot ishin publikuar në shtator të vitit 2012 dhe ishin marrë nga një vilë private ku po qëndronin dukesha Kate dhe princi William, transmeton KosovaPress.

Gjykimi erdhi vetëm një ditë pasi u njoftua se çifti mbretëror priste fëmijën e tyre të tretë.

Çifiti mbretëror kishte kërkuar dëmshpërblim 1.5 milion dollarë.