ShowBiz

Dukej tejet joshëse në imazhin e fundit, por prapa Luanës gjendej Krenari?

Luana Vjollca është shumë aktive në rrjete sociale.

Moderatorja nuk i kursen aspak imazhet joshëse në këtë rrjet, për të cilat merr shumë komente nga ana e ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Në fotografinë e fundit, Luana pozoi tejet atraktive derisa gjendej në shkallët e shtëpisë ekspozoi këmbët seksi në fustanin e shkurtër.

Ndjekësit e saj kanë kapur edhe një person prapa saj, e që aludojnë të jetë i dashuri i saj, Krenari, për të cilin asnjëherë nuk është deklaruar publikisht.

Kutjomë që moderatorja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të rikthehet me emisionin “Shikoni kush Luan”. /Lajmi.net/