Aktuale

Duke vozitur veturën, e sulmojnë me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Trudë në Prishtinë, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij, nga mbrapa nga një veturë tjetër persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij.

Në njoftim të Policisë thuhet se përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk ka të lënduar. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./KP