Më shumë se 200 dele janë hedhur për vdekje nga një shkëmb pasi u ndoqën nga ariu në Pirenej.
Një hetim ka konfirmuar që delet u hodhën nga shkëmbi 200 metra në kufirin midis Francës dhe Spanjës, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin nga një arushë që sulmoi një kope javën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Autoritetet thanë se gjetën gëzof të arushës në skeletin e njërës prej deleve.
Rreth 169 dele të ngordhura u zbuluan më vonë në shkëmbinjtë e fshatit spanjoll të Lladorre. 40 kafshë tjera u gjetën në anën tjetër të kufirit në Francë, njoftoi agjencia spanjolle e lajmeve Europa Press./Arbresh.info