Aktuale

Dueli i VVitit

Drejtuesi i emisionit, Rubikon në KTV, Adriatik Kelmendi e ka quajtur duel i vitit përballjen ndërmjet Dardan Molliqajt, i cili udhëheq me grupin e të dorëhequrve nga Vetëvendosje, dhe Glauk Konjufcës, njëri nga njerëzit më me ndikim në VV.

Kelmendi në një shënim në Facebook, pak caste para nisjes së debatit, ka thënë se ky është dueli i vitit.

“Dueli i VVitit”, ka shkruar Kelmendi.

Ndryshe VV është ndar ënë dy krahë. Njëri anë është Albin Kurti, dhe në anën tjetër, është Dardan Molliqaj, i cili prapa vetes ka një numër të madh të deputetëve të kësaj partie, që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti.