Rajon & Botë

Dueli i fundit televiziv mes Klintonit dhe Trumpit

Kandidatët për president të SHBA­-së të Partisë Demokratike dhe Republikane, Hillary Klinton dhe Donald Trump, sonte në Las Vegas do ta kenë ballafaqimin e tretë dhe të fundit televiziv në prag të zgjedhjeve të caktuara për më 8 nëntor.

Sipas anketave të fundit, Trumpi edhe më tej mbetet pas Klintonit për 6 për qind.

Kandidati Republikan ballafaqohet edhe me akuza më të shumta dhe më të zëshme për sjellje të pahijshme seksuale dhe gjinore ndaj grave.