ShowBiz

Duda Balje siç nuk e keni parë, mos e humbisni imazhin e fundit

Pas një kohe të gjatë, Duda Balje e ka marrë guximin për ta bërë një ndryshim në pamje.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, është njohur për flokët e gjata dhe stilin e veçantë të veshjes, shkruan lajmi.net.

Mirëpo në foton e fundit në Instagram ajo shihet se ka marrë guximin t’i shkurtoj flokët dhe këtë e ka bërë pas një kohe të gjatë.

Duda në foton e postuar duket ndryshe edhe për nga veshja pasi nuk jemi mësuar që ta shohim sportive.

Pamja e saj e jashtme ka qenë gjithmonë në fokusin e mediave pasi që Duda kujdeset mjaft shumë për stilin e veshjes dhe duket seksi.

E kjo ka ngjallur shpesh reagime në publik, mirëpo Duda njëherë e mirë e ka sqaruar se ndihet shumë mirë, madje veten e konsideron të kompletuar.

“Unë mendoj se secila grua, secili person duhet me u duk bukur, në radhë të pare për veten e më pas me qenë i suksesshëm edhe në punë. Unë jam shumë e kënaqur me dukjen dhe me punën që jam tu e bo, dmth unë jam një person komplet “, ishte përgjigja e saj./Lajmi.net/