Dua Lipa solli poza joshëse para pasqyrës.
Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, muajt e fundit janë zhvendosur në Kaliforni, shkruan lajmi.net.
Çifti po kalojnë çaste të mira pranë njëri-tjetrit, ndëra shpesh i shohim edhe me shoqëri dhe familjen e Anwarit.
Së fundi, Dua publikoi disa fotografi atraktive, të cilat i realizoi para pasqyrës, ku shihet e veshur me një minifund shumëngjyrësh.
Artistja vuri në pah linjat trupore, ndërsa kishte vendosur edhe makijazh në fytyrë dhe u komplimentua për dukjen.
Kujtojmë se Dua Lipa po e shijon suksesin e albumit “Future Nostalgia”, i cili qëndroi në krye të tabelave.