Pa dyshim, mbipesha është fenomen shumë i përhapur në ditët e sotme dhe lufta me të është mjaft e vështirë por, për disa njerëz, lufta për të shtuar disa kilogramë është edhe me e vështirë.Arsyet për të synuar shtimin në peshë mund të jenë të ndryshme si arsye estetike, shëndetsore, marrje me sport por edhe për të kapërcyer genet “e holla”.Të jesh pak nën peshe nuk përbën ndonjë problem serioz sidomos nëse ju ndjeheni energjik dhe vital.Gjithsesi nëse dëshironi të shtoni në peshë duhet ta bëni në mënyre të shëndetshme dhe me mend në kokë.Është çështje kalorish por është edhe çeshtje nutrientësh.Është e rëndësishme të marrim ushqime jo vetëm të pasura në kalori por edhe në vlera ushqyese si vitamina, minerale, fibra dhe antioksidante.
Që të shëndosheni duhet të hani shpesh.Që të hash më shumë seç je mësuar është mjaft e vështirë, prandaj kjo duhet të realizohet duke ngrenë çdo 2-3 oreë. Çdo vakt dhe mini vakt duhet të përmbaje proteina, brume, dhe yndyre, si psh: sanduiç me bukë të zeze, mish pule, majoneze dhe domate.Mos prisni të shëndosheni brenda javës.Duhet të jemi realist me pritshmerine që kemi nga momenti që fillojmë një dietë për t’u shëndoshur. Qëllimi ynë është të shtojmë 0,5 – 1kg në javë, jo më shumë!
Për të shtuar masë muskulare.Sportistët që duan të shtojnë masë muskulare duhet të shtojnë sasinë e proteinave dhe karbohidrateve duke u kujdesur për kombinimin e tyre. Kombini i duhur i një vakti para dhe pas ushtrimit për muskulaturën është shumë i rëndësishëm në ndërtimin e kënaqshëm të muskujve. Një pije proteinike si kakao me qumësht dhe 1 veze e zier janë ideale për t’u marrë mënjëherë pas ushtrimit.Si mund të “hapim oreksin”
Një shëtitje ndihmon gjithmonë.Ecja përpara se të ulemi të hamë është një stimulus shumë i mirë i oreksit. Kur e shihni që nuk keni shumë dëshirë për të ngrenë mund të zgjidhni ushqimet tuaja të preferuara për të konsumuar. Çaji i finokut, i trendelinës dhe i xhinxherit mund të shërbejnë për të hapur oreksin.
Mos pini ujë para dhe gjatë ushqimitUji duhet konsumuar në fund të vaktit sepse zë vend në stomak dhe jep ndjesi ngopjeje. Nje frut i plotë ose i shtrydhur mund të zgjojë disi oreksin.
Ushqime kalorikeUshqimet më të pasura në kalori janë ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrë. Të tilla janë vaji i ullirit, gjalpi, kremi i djathit, frutat e thata si arrat, bajamet, avokadot dhe farat.Yndyrnat shtazore kanë njësoj kalori por ato përmbajnë yndyrna të cilat rrisin kolesterolin prandaj duhet bërë kujdes me konsumin e tyre.Pini lëngje me kalori si, qumësht, kos, qumësht kokosi dhe fruta të shtrydhura me mjaltë në vend të ujit.
Konsumoni përditë fruta të thara si kajsi, rrush, kumbulla të thara.Mos e kurseni vajin e ullirit në sallata, të buka, te patatet dhe te fasulet. Piza me djathe eshte ok. Edhe sanduicet me qofte te bera ne shtepiCokollatat fondente, receli dhe mjalti jane aleatet tuaj ne shtimin e kalorive
Menu hiperkalorike:
Mëngjesi: Tost me krem djathi – djathë kaçkavall dhe vezë të zier 1 gotë qumësht*, 1 lugë mjaltë, 1 banane të pjekur mirë – të fruluara
Paradite1 lëng me: 100ml qumësht kokosi + luleshtrydhe + banane + 1 kupë akullore me vanilje5 arra
DrekëMakarona të gatuara me gjalpë, pana, djathë, dhe të shoqëruara me 150gr mish viçi ose mish pule, ose peshk, 30gr djathëSallatë sipas dëshirës me vaj ulliri dhe djathë, 2 feta buke të zezë, 1 kupë qershi
Pasdreke Kos me mjaltë, arra, 1 copë hallvasi ose kek shtëpie ose çokollate fondente ose
DarkëOriz jasmine me gjalpë, misra dhe bizeleSupë me patate, brokoli, qumësht dhe krem djathi, buke thekre
Krem me: ½ kupe krem djathi, 2 luge te medha kos, fruta pylli dhe 1 luge te madhe mjalte ose sheqer pluhur (I perzieni mire deri sa te marre formen e kremit)
Paragjumit:1 gote qumesht kokosi + 1 fete pjeper + 1 pjeshke – te fruluara*Nese nuk vuani nga yndyrna te larta bulmetin mund ta zgjidhni te plote ne yndyre.*Qumesht kokosi gjeni ne raftet e ushqimeve nga bota, ne rrjetin e te gjithe supermarketeve Spar.**Dy dite te javes ne dreke duhen konsumuar fasule te gatuara me pak mish vici dhe vaj ulliri te bollshem. Vajin e ullirit hidheni pasi ti keni hedhur fasulet ne pjate.Shenim: ky shembull eshte thjesht orientues per persona qe deshirojne te shtojne ne peshe dhe nuk perben keshillim te personalizuar.