ShowBiz

Dua merr çmim për klipin e këngës “Physical” në MTV VMA 2020

Dua Lipa ka rrëmbyer një çmim në MTV VMA 2020.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, nuk po ndalon me suksese, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka rrëmbyer një çmim për klipin e këngës “Physical” në MTV VMA 2020 dhe ky padyshim se është një tjetër sukses i saj.

Gjatë mbrëmjes së djeshme (e diel) është mbajtur MTV VMA 2020, duke respekuar kështu masat ndaj pandemisë koronavirus.

Është artistja shqiptare, Dua Lipa, e cila kësaj radhe ka rrëmbyer çmimin për efektet vizuale më të mira në kip (Best Vissual Effects).

Ky çmim i është dedikuar klipi të këngës “Physical”, të cilën e ka lansuar rreth gjashtë muaj më parë.

Duhet kujtuar se të nominuar ishin edhe emra të tjetë shumë të suksesshëm mirëpo Dua ia doli ta rrëmbej këtë çmim.

the authorGazetaKNN