ShowBiz

Dua Lipa u shoqërua nga i dashuri në televizion

Dua Lipa u shoqërua nga i dashuri në MTV EMA

Anwar Hadid po i qëndron gjithmonë pranë Dua Lipës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmjen e djeshme ka performuar në skenë, të cilën e pushtoi me një armatë valltarësh, teksa vet ishte veshur me të zeza, shkruan lajmi.net.

Ajo e ka performuar një prej hiteve të saj, këngën “Don’t Start Now”, e për ta mbështetur kishte shkuar edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Mirëpo duhet theksuar se siç transmeton The Mirror, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë etiketuar si ‘të largët’ dhe ‘të çuditshëm’ qëndrimin e tyre. Megjithëse nuk ka munguar edhe një puthje.