ShowBiz

Dua Lipa, tradhtoi apo u tradhtua nga i dashuri?

Sukseset e njëpasnjëshme të Dua Lipës janë çdoherë në fokus të mediave.
Duke qenë se është një artiste me ndikim të madh në botën e showbizit Dua, përflitet shpesh edhe për jetën private, shkruan lajmi net.

Ajo ishte pjesë e finales së Champions League, e pas ndeshjes qarkulluan në media shumë lajme që ajo kaloi natën me futbollistin e njohur, Marco Asensio, spekulime këto që i hodhi poshtë vet artistja.

Ndërkaq, nuk shkoi edhe gjatë kur i dashuri i Duas, Isaac Carew u pa në një nga klubet teksa flirtonte me një femër, e që në prapskenë këndonte kënga e Duas.

Pavarësisht kësaj, lidhja e dyshes vazhdon të jetë e fuqishme pasi para pak ditësh çifti u panë rrugëve të Nju Jorkut, kur edhe po shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin. /Lajmi.net/