ShowBiz

Dua Lipa shpërthen në lot kur policia largon me dhunë fansat nga koncerti i saj

Dua Lipa është përlotur kur në koncertin e saj në Kinë të mbajtur të mërkurën, fansat e saj ishin nxjerr me dhunë nga policia.

Kjo kishte ndodhur për shkak që ata kishin qëndruar në këmbë në sallën “National Exhabition and Converntion Center” në Shangai.

Në imazhet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare është parë e përlotur madje ajo edhe i është drejtuar turmës duke ju thënë se dëshiron një ambient të sigurt për ta.

“Dua një ambient të sigurt për të gjithë ne që të argëtohemi. Dua të vazhdojmë, këndojmë. Dua të kalojmë bukur” është shprehur Dua./Indeksonline/