ShowBiz

Dua Lipa shfaqet në Coachella me Dj më të mirë në botë (FOTO)

Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale Dua Lipa ka treguar se do të jetë e pranishme me shoqërinë e saj në festivalin e Coachellas në Kaliforni.

Në këtë festival do të performojë edhe DJ i njohur Martin Garrix, i cili këtë vit ka bashkëpunuar me këngëtaren nga Kosova te kënga “Scared to be Lonely”.

Por, kjo nuk i ka ndalur fansat që të supozojnë se mes tyre ka lindur diçka.E gjitha kjo ka nisur edhe nga fakti se Dua dhe Marin kanë publikuar disa fotografi dhe video ku ata po kalonin momente të bukura.

Në sy bie edhe trupi i bukur i Lipas, pasi ajo ishte vetëm në bikini të zeza, ndërsa më poshtë keni disa foto dhe video.