ShowBiz

Dua Lipa shënon edhe një tjetër sukses

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese në botë.
Ajo tashmë ka bërë fansa nga e gjithë bota, të cilët përcjellin me shumë vëmendje çdo të arritur të saj, shkruan lajmi.net.

Në postimin e fundit bërë në Instagram, Dua ka treguar se ka arritur 8 milionë ndjekës në llogarinë e saj.

“8 MILIONË ndjekës woweeee !! Unë tani kam lëkurë të pastër, vizion 20/20 dhe gjoksin në formë të konit!! Ju dua shumë njerëz! Të gjitha shaka mënjanë, me të vërtetë ju dua. FALEMINDERIT❤️❤️❤️❤️ // 📸”, ka shkruar këngëtarja mbi fotografinë në të cilën shfaqet me sutjena.

“IDGAF” titullohet projekti i fundit nga Dua Lipa, këngë e cila po pritet shumë mirë nga publiku.