ShowBiz

Dua Lipa ripërsërit: Askush nuk do t’më zbulonte në Kosovë

Këngëtarja e famshme e cila rrjedh nga një familje nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon të tërheq vëmendjen e mediave të huaja vazhdimisht.

Ajo së fundmi është bërë pjesë e ballinës së revistës “ES Magazine” e cila ka shkruar gjerë e gjatë për 22 vjeçaren e cila për një kohë kishte jetuar në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Dua ka rrëfyer për këtë revistë si për shumë revista të tjera, se gjatë kohës sa ka jetuar në Kosovë e ka zbuluar interesimin që ka për muzikën mirëpo ka ripërsëritur se në vendin e prejardhjes së saj nuk do të mund të bënte asgjë me talentin që ka në muzikë.

“Kur po ndiqja mësimet në Kosovë e kuptova se sa shumë më pëlqente të performoja. Mirëpo atje ndihesha se kurrë nuk do të më zbulonte ndonjëherë. Kështu që vendosa të kthehesha prapë në Londër, vetë”, ka thënë Dua për këtë revistë.

Këtë deklaratë ajo e ka bërë edhe për revista të tjera të famshme./arbresh.info/