Këngëtarja shqiptare Dua Lipa në bashkëpunim me Martin Garrix, së fundmi kanë publikuar audion e këngës së tyre duke paralajmëruar edhe klipin e saj.
Ditën e premte, Dua dhe Martin publikuan edhe klipin e kësaj kënge, e cila përveç ritmit të mrekullueshëm, tashmë ka edhe një video klip mbresëlënës, njofton KosovaPress.
Pjesë e këtij klipi janë dy personazhe, femër dhe mashkull të cilët mundohen të përçojnë mesazhin e kësaj kënge, nën ritmin e zërit të Duas dhe muzikës nga Martin.