Dua Lipa tashmë e ka dëshmuar se është njëra ndër artistet më të suksesshme shqiptare.
E përpos kësaj, ajo është mjaft e afërt edhe me familjen e posaqërisht me babain e saj, Dukagjin Lipën, shkruan lajmi net.
Së fundmi është babai i Duas i cili ka publikuar tre fotografi me të bijën, ku duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Dukagjini, padyshim se qëndron prapa këtij suksesi të madh të këngëtares pasi ai e përkrah në çdo hap, nga ana tjetër ai shquhet edhe për fizikun që bën mediat të shkruajnë për të.
Theksojmë se, Dua do jetë e pranishme në Prishtinë me 10 gusht në koncertin madhështor “Sunny Hill Festival”. /Lajmi.net/