ShowBiz

Dua Lipa nominohet në dy kategori të “American Music Awards”, thotë se ka planifikuar diçka speciale

Dua Lipa është nominuar në dy kategori të “American Music Awards”.

Dua Lipa është një ndër artistet shqiptare me famë botërore e cila po korr suksese të njëpasnjëshme në botën muzikore, shkruan lajmi.net.

Së fundmi Dua përmes një publikimi në Instagram ka bërë të ditur se ajo u nominua në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane.

Përmes postimit të bërë, ajo tregoi se u nominua për “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”.

Kam planifikuar diçka të veçantë për herën time të tretë me radhë në ‘AMA’ tha ajo.

the authorGazetaKNN