ShowBiz

Dua Lipa nesër në Prishtinë, konferencë në aeroport – ja kur arrin

Dua Lipa që nga nesër do të jetë në vendlindje.

Ajo do të mbajë një koncert në Prishtinë më 9 gusht, por Dua ka vendosur të vijë disa ditë më herët në vendlindjen e saj.

Dua Lipa arrin nesër në ora 16:30 në aeroportin e Prishtinës, ndërsa do të mbajë një konferencë në terminalin VIP, shkruan lajmi.net.

Të martën këngëtarja do të performojë në parkun e Gërmisë ndërsa të nesërmen do të mbajë një koncert edhe në Tiranë.