ShowBiz

Dua Lipa mban koncert në Prishtinë

Më 7 gusht, Dua Lipa do të vijë në Kosovë, ku dy ditë pas kësaj do të mbajë koncert bamirës në Parkun e Gërmisë në Komunën e Prishtinës.

Të gjitha të hyrat materiale nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin SunnyHill.

Për këtë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se është i kënaqur që Prishtina është ombrellë e koncerteve kulturore, ku ka shtuar se ky koncert është vetëm një fillim, pasi që në të ardhmen do të sjellin në Kosovë sa më shumë këngëtarë të njohur për qytetarët./KP