ShowBiz

Dua Lipa këndon për Skenderbeun: Shumë krenare që jam shqiptare

Dua Lipa dhe Ramë Lahaj kanë performuar për nder të heroit të kombit, Gjergj Kastrioti Skenderbeut.
Mbrëmë në Romë janë bërë bashkë shumë artistë shqiptarë të njohur në botë.

Ndër ta ishin edhe Dua Lipa dhe tenori Ramë Lahaj, të cilët e kanë treguar këtë përvojë edhe në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Express.

Dua shkruan pas perfromancës: “Pas koncertit të bukur komemorativ për Gjergj Kastrioti Skenderbeu ku kam pasur rastin të performoj përkrah shumë artistëve shqiptarë të talentuar… dashuria ime për rrënjët e mia dhe për prejardhjen po rritet edhe më shumë se që e kam menduar se është e mundur. Është pak të them që jam krenare. Çfarë ndjenje!”.

Dua është shoqëruar edhe nga familja e saj në këtë event, ku kanë takuar edhe Papën.

View this post on Instagram

on our way to the Vatican 🖤

A post shared by Blua Lipa 💙 (@dualipa) on

Edhe tenori i suksesshëm Ramë Lahaj ka treguar se është i emocionuar për këtë mbledhje të shqiptarëve në Romë, ndërsa ka publikuar fotografi me artistët që kanë qenë të pranishëm.

the authorBurbuqe Metolli