Jack Whitehall është parë duke puthur Dua Lipën në ndejën e “Brit Awards 2018”.Komediani 29 vjeç është parë fuke përqafuar këngëtaren e hitit “New Rules”, pas ceremonisë, duke shkaktuar dyshime për një romancë të re të mundshme.
Sipas TheSun, këngëtarja u nda nga Paul Klein, në janar, ndërsa Jack është beqar që nga ndarja me aktoren Gemma Chan në dhjetor të vitit të kaluar.
Shokët e ngushtë thonë se Jack u lidh me Duan, sepse ai mendon se është “tepër e nxehtë”, ndërsa të tjerët thonë që nuk ka asgjë mes tyre.11 orë më parë.