Dua Lipa vjen me një remiks në emisionin e James Corden.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Instagram ka publikuar disa imazhe ku shihet e veshur me një fustan të shkurtër, që promovon paraqitjen e saj në emisionin “Late Late Show”, shkruan lajmi.net.
Ajo tregon se ka shpikur disa ‘rregulla të reja’ sa i përket takimeve dhe lidhjeve gjatë kohës së pandemisë.
Në postim ajo thotë se ka përditësuar vargjet e këngës “New Rules” duke i përshtatur ato me situatën në të cilën gjendemi tani.
Performanca e saj, gjithashtu është shpëndarë në kanalin Youtube.