ShowBiz

Dua Lipa gjatë këtij viti me turne edhe në Azi

Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka krijuar popullaritet në mbarë botën

E një popullaritet i shprehur i saj vërehet në të gjitha pjesët e botës, madje edhe në Azi.
Më 6 maj ajo performon në Seul, kurse më 8 maj Dua do të performojë në Tokio para adhuruesve të saj.
Këngëtarja deri atëherë pritet të lansojë edhe projektet e reja, teksa biletat për këto koncerte të turneut botëror tashmë kanë dalë në shitje.

Dua ka qenë mjaft e angazhuar në vitin 2017 dhe vazhdon të jetë edhe gjatë vitit 2018, ku vazhdon turneu i saj botëror.
Dua së fundmi pranoi se për muzikën e saj inspirohet nga hip hopi me të cilin është rritur në Kosovë, e theks të veçantë vuri te Jay Z.

Ajo ka qenë edhe pjesë e pas ndejës së Grammyt ku ka qenë pranë yjeve tjera të mëdha botërore.