ShowBiz

Dua Lipa feston ditëlindjen e 25-të

Këngëtarja tani me famë botërore sot feston ditëlindjen.

Si sot 25 vite më parë Dukagjin Lipa dhe Anesa Lipa sollën në jetë fëmijën e tyre të parë të cilën e pagëzuan me emrin Dua Lipa, emër ky që sot njihet nga gjithë bota për muzikën që bën, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes këngëtarja me renome botërore ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e saj.

I ati Dukagjini dhe vëllai i vogël Gjini i kushtuan asaj fjalët më të ëmbla.

“25 vjet nga koha kur linde dhe unë jam i bekuar. Je rritur tani, por ti je akoma fëmija im i vogël. Unë jam aq mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Do më kesh gjithmonë duke u kujdesur për ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, kanë qenë fjalët e Dukagjinit.

Ndërsa Gjini në një foto të përbashkët shkroi “Dua ti je 25 tani, do dëshiroja të isha pranë teje në këto momente, ke ditëlindjen më të bukur ndonjëherë”.

the authorGazetaKNN