ShowBiz

Dua Lipa e shkatërruar nga lajmet e tërmetit

Shqipëria është tronditur sot nga një tërmet 6.4 ballë.

Nga lëkundjet e mëdha në Shqipëri kanë humbur jetën 11 persona dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, një nga tërmetet më të fuqishme vitet e fundit në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Shumë këngëtarë dhe figura të shoubizit kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe lutjet për familjarët e prekur nga kjo tragjedi, dhe së fundmi është Dua Lipa ajo që ka ndarë një postim.

“E shkatërruar nga lajmi i tmerrshëm, zemra dhe lutjet e mija janë me popullin shqipatë. Ua dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështira”, ka shkruar Dua përkrah një fotografie të flmaurit kombëtar”. /Lajmi.net/