Këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha nuk kanë arritur që të fitojnë çmime në ceremoninë e sivjetme të MTV EMA 2016.
Të dy këngëtaret ishin të nominuara në kategorinë për “Debutimin më të mirë”, por nuk arritën të shpërblehen. Ky çmim u fitua nga DNCE.
Bebe Rexha ndërkohë ishte e nominuar edhe në kategorinë për “Yllin më të mirë të ri”, çmim ky të cilin e fito Zara Larsson./KosovaPress/