Çifti kanë vendosur që të bëjnë përnjëherë ndryshime në pamje.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid së fundi po qëndrojnë në Nju Jork, ku edhe janë fotografuar duke shëtitur së bashku, shkruan lajmi.net.
24-vjeçarja dhe i dashuri i saj kishin bërë ndryshim drastik në pamje, që të dy kanë ndryshuar ngjyrën e flokëve.
“DailyMail” ka publikuar disa fotografi të çiftit, në të cilat mezi njihen pas ndryshimeve që kanë bërë.
Kujtojmë se këngëtarja përmes disa postimeve në Instagram, ka bërë të ditur se po sjell diçka të madhe. /Lajmi.net/