Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon me turnetë nëpër botë.
Së fundi, ajo ka qëndruar në Meksikë ku vazhdimisht është e angazhuar me koncerte, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë ajo ka performuar para një publiku shumë të madh në numër, të cilët këndonin bashkë me Duan këngët e saj.
Në rrjete sociale, këngëtarja ka shpërndarë disa imazhe dhe video në të cilat shihet atmosfera gjatë performancës së saj në skenën e Meksikës.
Ajo ka falënderuar të gjithë për mirëpritjen, duke u shprehur e mahnitur për përvojat që i ka sjellë ai udhëtim.
Dua Lipa në këtë udhëtim ishte e shoqëruar bashkë me të dashurin Paul Klein,i cili po ashtu performoi në të njëjtën skenë. /Lajmi.net/