Aktuale

Driton Çaushi, kandidat i VV-së për kryetar të Gjakovës

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se do të kandidojë Driton Çaushin për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor në vend.

“Aktivistët e Gjakovës e kanë zgjedhur deputetin e Republikës Driton Çaushin për kandidat për kryetar të Gjakovës. E urojmë z. Çaushi, të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kujtojmë se partitë politike kanë afat edhe 48 orë për të dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 22 tetorit në Komisionin Qendror Zgjedhor./KosovaPress/