Ish kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit dhe asambleisti i kësaj komune, Xhavit Drenori ka reaguar pas inaugurimit të Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit, duke thënë se “Kryetari ynë, pas betimit dhe marrjes zyrtare të postit, e nisi mandatin me festë në objekt të ndërtuar pa leje”.
Drenori këtë reagim e ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shtuar se objekti hoteljer është i ndërtuar në tokë, që është nën masën e komasacionit (tokë bujqësore), ku nuk lejohen ndërtimet e tilla, transmeton KosovaPress.
Shkrimi i plotë i Drenorit:
“Bismilah” e në shkelje ligji !
Kryetari ynë, pas betimit dhe marrjes zyrtare të postit, e nisi mandatin me festë në objekt të ndërtuar pa leje dhe që zyrtarisht i ka të vendosur shiritat e ndalim përdorimit nga drejtoria komunale e inspekcionit të komunës që ai nga sot e udhëheqë.
Ky objekt hoteljer është i ndërtuar në tokë që është nën masën e komasacionit (tokë bujqësore), pra ku nuk lejohen ndërtimet e tilla. (Dokumenti i dytë në formë fotografie, i bashkangjitur me këtë postim!).
Për këtë objekt tashme ka edhe kallzim penal në Prokurorinë themelore në Prishtinë dhe për mos respektim të urdhëresave të drejtorisë komuanle të inspekcionit për ndalimin e punimeve, në maj të këtij viti kishim bërë edhe protestë. (Foto e tretë).
Eh, ky është ai shqetesimi im se z. Lladrovci nuk e bën ndryshimin në qeverisjen lokale por vije pikërisht në Drenas për ta mbuluar krimin e organizuar në arsim, urbanizëm dhe pronë.
Nesje, ne aty do jemi (në asamble), t’i tregojmë se Drenasi është i qytetarëve të saj dhe jo pronë e tij dhe klientëve të tij (shumë nga ta të korruptuar deri në fyt).
Shpresoj qe reflektimin e balotazhit në Drenas z. Veseli, kryetari i PDK-së ta manifestoj me inkurajim që z. Lladrovci të luftoj të keqën në Drenas, në të kundërten zgjedhjet e radhës në Drenas janë pas 9 muajsh!
Nuk e di se nga cili buxhet paguhet gjithë kjo ndejë në këtë objekt hoteljer pa leje; me para te buxhetit të komunsë? Apo të kuvendit të Kosovës apo para private të z. Lladrovci, apo edhe me e keqja: të jetë si dhuratë nga pronarët e objektit të ndërtuar jashtligjshem për favore në legalizim të tij!


