Aktuale

Drenori: Nuk pranoj ofertën, Lladrovci nuk ndryshon nga qeverisja kaluar

Ish kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, përmes një mesazhi me video, ka kundërshtuar ofertën e kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci, që ai të drejtojë Drejtorinë e Arsimit.

Si argument për të kundërshtuar këtë ofertë, Drenori ka përmendur faktin se Lladrovci ofertën e ka bërë publike para se ta diskutonte me të.

Kurse argument tjetër që ai nuk e pranon këtë ofertë, janë dëshmitë që ai paraqet në video, për siç thotë mentalitetin qeverisës që Lladrovci nuk ka arritur të ndryshojë asgjë nga qeverisja e kaluar komunale.

Drenori, si anëtar i Kuvendit Komunal ka theksuar se do të vazhdojë punën për monitorimin dhe përcjelljen e punës së ekipit të LLadrovcit, për çka siç tha ai dyshon në kualitetin e punës së tij, për shkak të shumë premtimeve për punësim që ka dhënë dhe të marrëveshjeve që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore, transmeton KosovaPress.