Aktuale

Drenica proteston kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së

Në Skënderaj u protestua kundër vendimit të Gjykatës së Apelit me anë të së cilës janë dënuar eprorë të UÇK-së për krime lufte.

Protesta në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Përfaqësuesi i Këshillit Organizativ Xhevat Dervishi tha se me anë të kësaj proteste po shprehin pakënaqësitë e tyre për të zhveshur drejtësinë ndaj rastit Drenica 1.

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Skënderajt Sami Lushtakun për vrasje ndërsa e ka dënuar me 7 vjet burg për përgjegjësi komanduese. Me anë të këtij vendimi janë dënuar edhe ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi dhe ish-luftëtarë të tjerë të UÇK-së./KosovaPress/