Aktuale

Drenasi merr dhuratë një veturë nga UNMIK-u

Përfaqësuesit e UNMIK-ut sot i dhuruan Komunës së Drenasit një veturë për nevojat e Komunës, njofton kumtesa komunale.

Para dhurimit, kryetari i komunës Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kanë pritur zëvendëspërfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovë, Christopher Kollman dhe përfaqësuesin e UNMIK-ut, Leonid Markaryan, me stafin e tyre.

Lladrovci foli për ekonominë e komunës e Parkun e Biznesit ekzistues si dhe për projekti për Parkun e ri përballë tij, luftën kundër terrorizmit, mjedisin etj.