Policia e Kosovës, ka njoftuar se për shkak lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë një burrë në Drenas.
Më poshtë mund t’i lexoni detajet shtesë:
Fshati Polluzhë, Drenas 03.11.2016-15:03. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me kamionin Mercedes në rrethana të panjohura është aksidentuar me veturën Mercedes që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe një pasagjere femër K-Shqiptare. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit ne Drenas dhe si pasojë e lëndimeve të marra viktima-ngasësi i veturës ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja është transportuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në repartin mjekësor nën përkujdesje policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Gazeta Express