Aktuale

Drenas, hapin bankomatin me mjet eksplodues

Persona të panjohur në Drenas kanë hapur bankomatin me mjet eksplodues dhe kanë vjedhur një shumë të parave.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitet kompetente po e hetojnë rastin.

“Persona të dyshuar të panjohur duke përdorur mjet eksplodues kanë hapur bankomatin dhe kanë vjedhur një shumë të parave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.