Aktuale

Drenas: Arrestohet sepse mashtroi një person, ja merr 2 mijë euro

Nëpërmjet raportit policor është bërë e ditur se dje policia e Kosovës ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi që ka kërkuar nga një person tjetër 20 mijë euro.

 

I dyshuari fillimisht ka pranuar një shumë prej 2 mijë eurove pastaj është raportuar në polici.

“Komoran, Drenas 05.10.2016-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke kërkuar nga viktima mashkull K/Shqiptar shumën prej 20.000 (njëzetmijë) €.

I dyshuari, fillimisht i kishte pranuar shumën prej 2.000 €. Njësitet policore tek i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur shumën e dyshuar prej 2.000 (dymijë) €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në rtaportin policor.