Aktuale

Drejtoria e Arsimit në Podujevë kërkon rreth 60 mësues të kualifikuar

Zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Podujevë kërkojnë 60 mësues të kualifikuar për vitin shkollor 2016/2017.

Në konkursin e shpallur për mësimdhënës, shihet se dominon kërkesa për këtë kategori mësimdhënësish. Nga 63 vende të lira në 20 shkolla fillore të kësaj komune me paralelet e saj, 57 janë për mësues dhe vetëm njëra nga këto 20 shkolla nuk ka paraqitur kërkesa për ciklin fillor, shkruan sot ‘Koha Ditore’.

Pas mësuesve, janë kërkuar edhe 5 mësimdhënës të edukatës muzikore dhe vetëm për 1 mësimdhënës për matematikë.

Drejtori i Arsimit i Podujevës, Avni Maloku, thotë se të gjithë këta mësimdhënës, të cilëve u janë shpallur vendet e punës, nuk kishin diplomë adekuate.