Ilir Abdullahu sot është emëruar drejtor i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, por që nga marsi i këtij viti ai ishte ushtrues detyre në këtë post.
Në tre vitet e ardhshme ai do të jetë në krye të saj kompanie, por ai nuk ka vetëm këtë punë.
Del që ai merr pesë paga, e deri më tani ka qene drejtor teknik në këtë Kompani raporton lajmi.net. Madje në Ujësjellësin Prishtina ai punon që nga viti 2008.
Abdullahu duket se këtë vit nuk ka deklaruar pasurinë, të paktën ajo nuk figuron të Agjencia Kundër Korrupsionit.
E në vitin 2015 kur ai ka deklaruar pasurinë ai merret pesë paga.
Në ujësjellës si drejtor me pagë 16 mijë e 500 euro në vit, ai punon edhe në dy kompani private nga të cilat ka deklaruar që paguhet me honorar, në ALB Architect sh.p.k dhe në N.N Engeniering “Nartel” sh.p.k, pastaj Abdullahu me honorar paguhet edhe ngë Kolegji UBT, dhe në fund ka deklaruar se paguhet me honorar edhe nga Minsitri e Mjedsit dhe Planifikimit Hapësinor ku merr 5 mijë euro në vit.
Ndërsa, bashkëshortja e tij punon në QKUK, në Neonatologji.
Jo vetëm kaq, ai ka edhe shumë pasuri të paluajtshme, raporton lajmi.net
Ka mbi 400 mijë euro pasuri të paluajtshme, këtu përfshihet tokë, banesa dhe garazhë, raporton lajmi.net
Veturën del ta ketë më të thjeshtën, një Opel Corsa e vlerës 3 m,ijë e 500 euro, ndërsa ka kursime në një nga bankat tonë, mbi 8 mijë euro. Te deklarimi i pasurisë figuron se ai ka një kredi për njërën nga banesat që e ka blerë, ku vlerën ia ka shkruar më shumë se që e ka deklaruar më lartë, tek pasuria e paluajtshme.
Por, Abdullahu dikur ishte edhe në konflikt interesi.
Pas shkarkimit të Gjelosh Vatajt nga pozita e kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, pozitën e tij e kishte marr Ilir Abdullahu.
Por, para se Vataj të shkarkohej në KUR “Prishtina” kishte qenë një rrjet i “dostave”, që i kishin shërbyer njëri -tjetrit duke i bërë favore financiare me buxhetin e kompanisë ku po punonin dhe shokët të cilët anketonin dhe paraqitnin kënaqshëm raportet për konsumatorin në KUR Prishtina ku auditorët ka vite që nuk kanë audituar asgjë në këtë kompani.
Abdullahu, që ka qenë drejtor teknik për një kohë të gjatë në KUR “Prishtina”, kishte hapur një kompani në vitin 2005, ku ishte ortak bashkë me kolegun e tij, Gjelosh Vatajn me veprimtari që lidhen ngushtë me punët ne ujësjellës.
Abdullahu kishte hapur firmën “N.T.SH ING Corp” së bashku me ortakët Gjelosh Vataj, Shpëtim Lajqi dhe Zijadin Lutolli, ku adresë të biznesit kishte vendbanimin e tij.
Vataj, që është bashkëpronar i biznesit me Abdullahun, i kishin dhënë në vazhdimësi punë ortakut të firmës Shpetim Lajqit për ta bërë një hulumtim në terren për knaqëshmërin me ujë të pijes në Prishtinë.
Në këtë rast prokuroria ka bazë të mjaftueshme për të nisur hetimet, për keqpërdorim të parasë publike, duke u bazuar në dhënien e parasë publike me tender apo formave tjera Shpetim Lajqit (ortakut në biznes) nga kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina”.
Por Agjencia Kundër Korrupsionit e kishte hetuar Abdullahun se ka konflikt interesi duke e detyruar të hiqte dorë nga ortakëria në biznes.
Andullahu kishte ndryshuar deklarimin e biznesit kur i kishte kërkuar Agjencia Anti Korrupsioni, dhe kjo e fundit kishte ardh në përfundim se Abdullahu është në rregull me ligjin në fund të vitit 2014. Vetëm veprimi i ndërmarrë për hapjen e firmës me veprimtari adekuate të punëve që kryhen në ujësjellës tregon nivelin e zyrtarëve të lartë të kësaj Kompanie, konfliktin e interesit dhe keqpërdorimin e autorizimeve dhe dyshimin për kryerjen e veprës penale.
Drejtori i ri i Ujësjellësit, Ilir Abdullahu deklaron se ka të përfunduar Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Ndryshe, Gjelosh Vataj ishte shkarkuar nga Bordi i Drejtorëve të KUR “Prishtina” bashke me zyrtarit kryesor financiar z Selatin Ratkoceri, e arsyetimi i Bordit për këtë ishte bazuar në të gjeturat e specifikuara në raportet e auditimit te brendshëm mbi shkeljet etike e ligjore në kontekst të legjislacionit të prokurimit publik të pasqyruara ne raportin e auditimit te brendshëm tek proceset e prokurimit dhe furnizimeve, deklarimin dhe raportimin e pasakte financiar tek raporti i TM4 përkatësisht pasqyrave financiare
Gjelosh Vataj ishte shkarkuar nga Bordi i Drejtorëve të KUR “Prishtina” edhe më 17 gusht të vitit të kaluar, por u kthye përsëri në pozitën që kishte më 24 nëntor të vitit të kaluar./ Lajmi.net
Kliko –> DOKUMENT