Rajon & Botë

Drejtori i shkarkuar i FBI-së dëshmon sot para Kongresit

(FILES) This file photo taken on May 3, 2017 shows FBI Director James Comey testifying before the Senate Judiciary Committee on Capitol Hill in Washington, DC. Comey confirmed in a statement on June 7, 2017, that US President Donald Trump urged him to drop an investigation into his former national security advisor Michael Flynn, then under scrutiny for his Russia contacts. "I hope you can see your way clear to letting this go, to letting Flynn go. He is a good guy," Comey quoted Trump as telling him on February 14 as they sat alone together in the Oval Office. / AFP PHOTO / JIM WATSON

Drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey, do të dëshmojë sot para Kongresit për, siç është thënë, presionin nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në një dëshmi me shkrim, e bërë publike të mërkurën, Comey ka thënë se Trump i ka kërkuar atij të ndalojë hetimet mbi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Flynn ka dhënë dorëheqje në muajin shkurt, për shkak të kontakteve të tij me zyrtarët rusë.Comey po ashtu ka thënë se presidenti Trump e ka cilësuar hetimin e çështjes ruse si “një re” mbi të.

Presidencën Trump, prej fillimit, e kanë përcjellë dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.Comey është shkarkuar nga detyra muajin e kaluar, me vendim të presidentit.

Shtëpia e Bardhë ka insistuar se vendimi për shkarkim nuk ka të bëjë me hetimin e çështjes ruse.