Aktuale

Drejtori i Policisë takohet me Presidentin Thaçi

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni është takuar sot me Presidentin Hashim Thaçi. Këtë e ka konfirmuar për Express këshilltari për media nga zyra e presidentit, Adil Behramaj.

Ai ka thënë se takimi është realizuar në kuadër të takimeve të presidentit me institucionet e sigurisë.

“Ka qenë takim rutior që presidenti e mban me drejtuesit e lartë të institucioneve të sigurisë, nga e cila informohet në mënyrë të rregullt për zhvillimet e përgjithshme”, ka thënë Behramaj për Express.