Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, ka konfirmuar për Gazetën Express se veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë rreth orës 17:40, ndërsa nuk ka mundur të shpëtojë edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor.
Veprimtari i ndjerë, Adem Demaci, ka ndërruar jetë pasditmën e sotme në urgjencën e kryeqytetit.
“Në 16:54 eshte pranu thirrja. Në 17:00 ekipa ka arrit ne shtepinë e të ndjerit. Jane bere perpjekjet jetëshpëtuese per rreth 40 minuta, mirpo nuk ka munde te rikthehen funksionet vitale”, ka thënë Gashi për Express.
Lajmin për vdekjen e Demaçit e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nga Kuvendi me ç’rast u ndërpre edhe seanca e sotme.