Aktuale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tregon se kush e dha vendimin për arrestimin e Marko Gjuriqit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka folur lidhur me arrestimin e djeshëm të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Kemi pasë një vendim të Qeverisë për të ndalë hyrjen e Marko Gjuriqit dhe disa zyrtarëve të Serbisë. Ne e kemi zbatuar”.

“Ai vendim është ekzekutuar nga njësitë kompetente në pjesën veriore. Ka pasë vetëm ndalim-hyrje për Marko Gjuriqin, nuk ka pasë ndonjë akuzë tjetër”, ka thënë Maxhuni.

Maxhuni këto komente i ka bërë gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për raportin vjetor të punës për vitin 2017.