Pavarësisht se kryeministri Edi Rama kërkoi dorëheqjen e disa drejtorëve të spitalëve në Shqipëri akoma nuk ka asnjë lëvizje.
Shumica e tyre mbeten në detyrë me pretendimin se nuk mund të braktisin detyrën kur fluksi i pacientëve në këto ditë të nxehta dhe turizmi është i lartë.
Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Përparim Çela, ai i Lezhës, Pashko Smaçi, ajo e Durrësit, Viola Cikalleshi, e cila është e komanduar, kanë vijuar dje punën dhe nuk kanë paraqitur dorëheqje.
Gjithashtu në detyrë kanë qenë dje edhe drejtori i spitalit rajonal të Fierit, Andrea Dollaku, për të cilin është thënë se pritet që ta japë sot atë. Në detyrë mbetet edhe drejtoresha e spitalit të Lushnjës, Panore Veliu, por dhe drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Përparim Muço.
Vetëm drejtori i spitalit të Dibrës, Beqir Biçi, i cili është edhe kryetar i LSI-së në këtë qytet tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen.
Edhe drejtori i spitalit të Beratit, Arqile Vasili, i cili është i komanduar, nuk ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ka qenë mjek roje gjatë gjithë natës në këtë spital