Rajon & Botë

Drejtësia pezullon seancën e parlamentit katalanas për pavarësinë

Drejtësia spanjolle pezulloi sot seancën parlamentare të parashikuar të hënën në parlamentin katalanas mbi rezultatet e referendumit për vetëvendosje të ndaluar, gjatë të cilit parashikohej deklarimi i pavarësisë.

“Gjykata Kushtetuese pezulloi seancën plenare të parlamentit katalanas që do të mbahej të hënën”, deklaroi një zëdhënëse.

Parlamenti pritej të firmoste një deklaratë pavarësie me kërkesë të presidentit separatist katalanas, Carles Puigdemont që do të mbante një fjalim mbi këtë çështje.

“Në përfundim të debatit, ishte parashikuar një deklaratë e njëanshme pavarësie”, sipas një burimi të qeverisë rajonale.