Kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, thotë se është mirë që autoritetet franceze vepruan sipas fletëarresit serb për Ramush Haradinaj.
Megjithatë, ai shton se nuk është në rregull që për këtë e lajmëruan Prishtinën e jo Beogradin.
Duke komentuar arrestimin e ish të akuzuarit në Hagë dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, Drecun thekson se çështja kryesore tani është nëse do të ketë presion politik që Haradinaj të lirohet, shkruan Sputnjik, raporton Gazeta Express..
“Kosmeti, pavarësisht nga fakti se Franca e ka njohur atë pjesë të territorit tonë, si një lloj shteti, mbetet pjesë integrale e Serbisë. Krimet janë kryer në territorin tonë, ai ishte qytetar i yni në atë kohë dhe mendoj se tani Franca duhet të jetë në koordinim me institucionet tona “, ka thënë Drecun.
Siç tha ai, “praktika ka treguar në shumë raste se Perëndimi, apo shtetet që e kanë njohur Kosovën si njëfarë shteti, thjesht nuk duan t’i përmbahet rregullave ndërkombëtare dhe se në fakt nuk i respektojnë ligjet, përndryshe ai duhet të ekstradohet në Serbi”, ka thënë Drecun për Sputnjik./GazetaExpress/.