Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, thotë se ai është i shqetësuar për deklaratat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis.
“A do të thotë se administrata Trump do të heqë dorë qëndrimi i deritanishëm i SHBA për të mos ushtruar presion dhe të mos kërkohet njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse do të kishim një zhvillim të tillë të ngjarjeve, do të kishte qenë një tendencë negative”, ka thënë Drecun për RTS, raporton B92.
Ai thotë se, duke gjykuar nga deklaratat e zyrtarëve të sapo emëruar, administrata e Trump do të vazhdojë politikat e mëparshme lidhur me problemin e Kosovës, duke vënë në dukje se disa kishin pritje joreale, dhe se “për SHBA e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës është punë e kryer”.
Duke komentuar deklaratën e Sekretarit të ri të mbrojtjes, James Mattis, i cili ka thënë se duhet të formohen Forcave e Armatosura të Kosovës, Drecun ka thënë se nuk është mirë që ai ka përmendur se në këtë kontekst është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës.
“Kjo do të thotë se do të kërkohet një zgjidhje për të shmangur pengesën në parlament në Prishtinë për formimin e atij formacioni, dhe kjo pengesë është kundërshtimi i popullit serb. Kjo nuk do të ishte mirë”, ka thënë Drecun.
Ai thotë se mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të marrë administrate e re amerikane për çështjen e rajonit, por se deklarata e parë zyrtare në lidhje me Kosovën flet se disa kishin pritje joreale, dhe se administrate e Trump’it të ndjekë politikën e mëparshme.
“Këtu do të kemi vazhdimësi, kjo do të thotë se e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës për ta është çështje e kryer dhe se do të vazhdojnë t’a trajtojë Kosovën si shtet”, ka thënë Drecun./GazetaExpress/