Rajon & Botë

Drama nuk ka fund, vëllezërit sirianë përlotin botën (VIDEO)

Drama e fëmijëve sirianë nuk ka fund. Pas fotografisë së 5-vjeçarit Omran Daqneesh, që preku zemrat e njerëzve, sot dëshpërimi i dy djemve të vegjël, pas humbjes së vëllait të tyre, ka përlotur njerëzit në mbarë botën.

Vëllezërit e mitur qajnë pa pushim, teksa përqafojnë njëri-tjetrin. Rreth 10 fëmijë në periferinë Bab al-Nairab të Aleppo-s, kanë humbur jetën sot, si pasojë e bombardimeve, që nuk kanë të ndalur.

Për këtë edhe ka filluar një fushatë në Facebook me fjalën #AleppoChildren, që bota të shoh vuajtjet dhe dhimbjet e fëmijëve sirianë.
https://www.youtube.com/watch?v=p1JDKwwUq5Y